Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet numër një edhe në moshën 41-vjeçare, sa i përket listës së sportistëve më të paguar.
Ai, sipas revistës “Forbes” është sportisti më i paguar në botë për vitin e katërt rresht.
Fiton më shumë se dyfishi që merr Lionel Messi, i cili është i dyti në këtë listë.
Kjo është hera e 12-të nga 13 vitet e fundit që kjo dyshe është në dy pozitat e para.
Superylli portugez i Al Nassr përfiton 267.3 milionë euro. Ai është sportisti i parë aktiv që e ka arritur shifrën e 1.782 miliardë eurove përfitime në karrierë.
Aktualisht i fiton 222 milionë euro nga klubi dhe 44 milionë euro nga marrëveshjet me sponsorë.
Messi është në pozitën e dytë me 129 milionë euro përfitime nga klubi dhe nga marrëveshjet sponsporizuese.
Treshen e kompleton Kylian Mbappe me afro 100 milionë euro përfitime.