Cristiano Ronaldo e ka nisur me humbje edicionin 2026/2027 të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Superylli portugez u paraqit deri në fund të ndeshjes për Al Nassr që humbi thellë 4:0 nga skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Ain.
Ndeshja e parë e Championsit të Azisë u zhvillua të martën mbrëma.
Al Ain shënoi një gol në pjesën e parë dhe tri të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e thellë, 4:0.
Shkëlqeu marokeni El Houssine Rahimi, i cili realizoi “hat-trick”.