Me golin e realizuar ndaj Al-Taawonit, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka arritur shifrën e 978 golave në karrierë.
Ronaldo shënoi gol të premten mbrëma në fitoren 2:1 të Al-Nassrit.
Ndeshja ndërmjet Al-Nassrit dhe Al-Taawonit i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit arab.
41-vjeçari Ronaldo e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 50-të. Ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e realizoi Samu Costa.
Për Ronaldon ishte goli i dytë i edicionit.
Legjenda e Real Madridit tani është vetëm 22 gola larg shifrës së 1000 golave.
🚨⚽ 𝗚𝗢𝗔𝗟: CRISTIANO RONALDO SCORES FOR AL-NASSR! 🔥🇸🇦
— FOOTBALL HUB (@FootballHub_) August 28, 2026
Al-Nassr [2-1] Al-Taawoun pic.twitter.com/iaSFNsW2zc