Katër ndeshje, katër fitore për Romën deri më tani në Serie A.
Roma mposhti të hënën Torinon në udhëtim me rezultat 2:0.
Ndeshja Torino – Roma i takoi javës së katërt të elitës italiane të futbollit. Donyell Malen e shënoi në minutën e 40-të golin e parë, kurse të dytin në minutën e 93-të e shënoi Niccolo Pisilli.
Te Torino në stol mbeti mbrojtësi, Ardian Ismajli. Roma ka 12 pikë nga katër ndeshje.
Torino është në pozitën e 14-të me tri pikë.