Dy golat e shënuar në pjesën e dytë kanë mjaftuar për Romën që ta mposht Genoan në udhëtim me rezultatin 2:0.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së shtatë të Serie A.
Sulmuesi nga Argjentina, Santiago Castro, e realizoi golin e parë në minutën e 50-të.
Golin e dytë e shënoi mbrojtësi Emanuele Lulli në minutën e 68-të.
Mario Mitaj ishte në bankën e rezervistëve te Genoa.
Roma nuk di ende për humbje. Ka pesë fitore dhe dy barazime. Numëron 17 pikë. është lartë në tabelë.
Genoa mbetet në pozitën e parafundit me katër pikë.