Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Die Rivalität zwischen Muriqi und Lukaku hat gerade erst begonnen

Vedat Muriqi - Romelu Lukaku

Vedat Muriqi ishte zgjedhja e parë në sulmin e Fenerbahçes. Megjithatë pas formës së shfaqur të Romelu Lukakut me Belgjikën gjërat mund të ndryshojnë. 

“Fenerbahçe u përforcua gjatë verës me dy sulmues - Vedat Muriqin dhe Romelu Lukakun. Megjithatë, për shkak se Lukaku nuk ishte fizikisht gati, nuk kishte konkurrencë serioze midis të dyve. Në periudhën para pushimit ndërkombëtar, Muriqi ishte zgjedhja e parë e Ismail Kartal. Kjo tani mund të ndryshojë", shkruan mediumi turk “Fanatik” të mërkurën.

Lukaku shënoi gol kundër Turqisë në Ligën e Kombeve, ndërsa luajti kundër Francës 70 minuta. U paraqit edhe kundër Italisë. Vedat Muriqi luajti si titullar në tri nga katër ndeshjet për Kosovën, duke shënuar një gol.

“Ismail Kartal tani përballet me një dilemë të këndshme në përzgjedhjen e sulmuesve të tij. Konkurrenca e vërtetë midis Lukakut dhe Muriqit fillon tani”, vazhdon shkrimin mediumi turk.

Muriqi 32-vjeçar për Fenerin ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në gjashtë paraqitje 

Lukaku 33-vjeçar ka luajtur pesë ndeshje, por pa shënuar gol.