Real Madridi ka rritur presionin ndaj Barcelonës për rastin Negreira.
Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Reali është duke kërkuar që UEFA ta shqyrtojë në mënyrë të plotë çështjen e pagesave që Barcelona i ka bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira.
Reali raportohet se i ka dorëzuar UEFA-s rreth 50 mijë faqe me dokumente dhe materiale që lidhen me rastin.
UEFA tashmë ka konfirmuar pranimin e materialeve dhe pritet që ato të shqyrtohen nga organet kompetente disiplinore.
Ndër të tjera, Reali po kërkon nga UEFA që Barcelona të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.