Real Madridi mori vendimin – ylli i ri brazilian, Endrick, do të mbetet në skuadër për edicionin e ardhshëm dhe nuk do të huazohet sërish.
Menaxhmenti i klubit dhe trajneri Jose Mourinho fillimisht kanë konsideruar huazimin e 20-vjeçarit, në mënyrë që ai të ketë më shumë minuta në fushë. Por tashmë u mor vendim që sulmuesi i talentuar të mbetet në ekip. Mourinho e sheh Endrickun kryesisht si sulmues qendre, e jo sulmues krahu. Gjatë huazimit te Lyoni, Endrick i shënoi tetë gola dhe bëri tetë asistime në 21 paraqitje.
Te Madridi i besojnë potencialit të madh të brazilianit. Sipas raportimeve të fundit nga mediumet spanjolle, Endrick tashmë është njoftuar për vendimin dhe po përgatitet të luftojë për vend në sulmin madrilen.
Aktualisht Kylian Mbappe dhe Carlos Espi vlerësohen se janë para brazilianit. Në krahë konkurrenca është edhe më e madhe.
-
Hagi übernimmt 25 Jahre nach seiner ersten Amtszeit als Trainer die rumänische Nationalmannschaft.
-
Real Madrid übernimmt die Kontrolle über das Spiel
-
Warum sind Alonsos Überlebenschancen gering?
-
Trump sagt, die Entlassung von Infantino wäre ein „schrecklicher Fehler“.
-
Schockierende FBI-Akten über Messi und Ronaldo enthüllt