Mes polemikave është mbyllur ndeshja mes Real Betisit dhe Real Madridit të premten mbrëma. Betisi fitoi 1:0 në fund, por ka pasur momente diskutabile.
Kur Kylian Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 94-t, shumë njohës të futbollit kanë thënë se ajo duhej të përsëritej.
Por, nga VAR-i nuk u sinjalizua për një gjë të tillë.
Dhe është vlerësuar që me rregullat e reja, gjyqtarët kanë vepruar drejtë.
Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që vendos për rregullat në futboll, e sqaron situatën.
Në momentin kur Mbappe e ka goditur topin, njëra këmbë e mbrojtësit të Real Betisit, Marc Bartra, ishte brenda zonës dhe në ajër. Kjo nuk vlerësohet parregullsi sipas IFAB-it.
“Kur një pjesë e trupit që është në ajër dhe në pozitën vertikale në fushën e lojës, nuk merret parasysh. Parasysh merret vetëm nëse i gjithë trupi është lartë”, thonë rregullat e IFAB-it.