Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Disziplinarverfahren gegen Balkan und Drita

Ballkani

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Ballkanit për “lëshim në organizim të ndeshjes” kundër Dukagjnit.

“Personat të paautorizuar të cilët nuk ishin në protokollin zyrtar, në pushim të pjesëve, në lokalet zyrtare afër zhveshtoreve të gjyqtarëve, kanë sharë dhe ofenduar gjyqtarët”, shkruan në arsyetim.

Për “lëshim në organizim të ndeshjes” ndaj Gjilanit, KG ka iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj Dritës.

“Në pjesën e dytë nga tifo-grupi vendas ‘Intelektualët’ , pati ndezje të fishekzjarrëve ku si pasojë ndërpritet ndeshja për 2 minuta”, shkruan në arsyetimin e KG-së të lëshuar të mërkurën.