Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Krasniqi und Hiseni erzielen ebenfalls Tore für Bayern.

Isuf Hiseni Florent Krasniqi

Pos Erblin Osmanit, zhvillimin te Bayerni e vazhdojnë edhe disa futbollistë të talentuar shqiptarë. Tradicionalisht te të rinjtë e gjigantit gjerman të futbollit ka lojtarë shqiptarë.

Të shtunën ekipi U17 i Bayernit fitoi 7:1 ndaj Jahn Regensburg, në kuadër të xhiros së shtatë kampionale. 

Florent Krasniqi luajti në qendër të sulmit dhe shënoi gol. 16-vjeçari i ka tashmë gjashtë gola në shtatë paraqitje. 

Isuf Hiseni po ashtu shënoi gol për Bayernin U17 të shtunën. Ai luajti si zëvendësues. Hiseni është 15 vjeçar. Është i evidentuar si anëtar i Gjermanisë U16, kurse i ka dy paraqitje për Gjermaninë U15. Hiseni tashmë i ka dy gola e katër asistime në shtatë paraqitje për Bayernin U17 këtë edicion. 

Lamar Rama është një tjetër futbollist me rrënjë nga Kosova që luan për Bayernin U17. Rama 16-vjeçar, i ka tri ndeshje me Bayernin U17 këtë edicion.

18-vjeçari Yll Gashi luan për ekipin e dytë të Bayernit, ku tashmë debutoi edhe Erblin Osmani. 

Afrim Gashi e Skender Nuraj janë te Bayerni U19. 

Futbollistë shqiptarë ka edhe në grupmoshat më të reja të Bayernit.