Futbollistët e Shqipërisë janë kthyer menjëherë të dielën në stërvitje pas humbjes në Helsinki nga Finlanda me rezultat 2:1.
Shqipëria humbi të shtunën ndeshjen e Grupit C1 të Ligës së Kombeve, ndërsa të dielën ka nisur përgatitur për ndeshjen ndaj San Marinos.
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Rey Manaj në minutën e 4-t. Por pas largimit me karton të kuq të Etrit Berishës, Shqipëria i pësoi dy gola.
Golin e barazimit për finlandezët e shënoi Leo Walta i realizoi dy golat e fitores 2:1. Golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 26-të, kurse të fitores në minutën e 71-të.
“Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi”, shkruan të dielën Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
FSHF ka bërë të ditur se ka disa ndryshime në listën e përzgjedhësit Rolando Maran.
“Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari. Edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve. Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon”, ka bërë të ditur FSHF-ja.
Ndeshja Shqipëri – San Marino luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.