Drenica është përforcuar me sulmuesin Agim Zeka.
Zeka së fundi luajti për Real Murcian, që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Zeka pjesë e Real Murcias ishte nga muaji korrik i vitit të kaluar deri në muajin janar. E regjistroi një paraqitje kampionale.
28-vjeçari edhe përgjatë edicionit 2022/23 ishte pjesë e Drenicës.
Sulmuesi i krahut karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Austri, Holandë e Portugali.
“Drenica njofton me kënaqësi rikthimin e Agim Zekës në familjen kuqezi. Sulmuesi i njohur kosovar rikthehet në ‘Bajram Aliu’, aty ku më parë ka dhënë kontributin e tij me fanellën e Drenicës. Me përvojën, karakterin dhe cilësitë e tij, Zeka vjen për ta forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin e sezonit 2026/27”, shkruan në njoftimin e klubit nga Skenderaj.