Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin ndaj Marseillet me rezultatin 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma i takoi javës së pestë të Ligue 1 të Francës.
Ferran Torres e kaloi në epërsi 1:0 Parisin në minutën e 66-të.
Gjashtë minuta më pas, Angel Gomes, i barazoi shifrat në 1:1.
Golin e fitores 2:1 për parisienët e realizoi Marquinhos në minutën e 74-t.
Marseille nga minuta e 77-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që sulmuesi Timothy Weah u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Parisi e zë vendin e gjashtë me tetë pikë.
Marseille renditet në pozitën e parafundit me tri pikë.