Adrion Pajaziti ka kontribuar me asistim në fitoren e Hajdukut të Splitit të hënën mbrëma.
Hajduku mposhti në shtëpi Lokomotivën e Zagrebit me rezultat 2:0.
Pajaziti asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 55-të të ndeshjes që i takoi javës së pestë të elitës kroate të futbollit.
Për mesfushorin 23-vjeçar është asistimi i dytë.
Pajaziti dhe Ron Raçi kompletuan takimin, ndërsa Etnik Brruti u inkuadrua në minutën e 81-të.
Brurrit iu anulua një gol në minutën e 91-të për pozitë jashtë loje.
Për Lokomotivën në pjesën e parë luajti Dominik Thaqi, kurse në fushë nga minuta e 82-të luajti Dardan Morina.
Feta Fetai mbeti në stol.