Talenti shqiptar Olti Hyseni ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren e thellë 5:2 të Brondbyt ndaj
Lynbyt të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së futbollit danez.
Hyseni fillimisht asistoi për epërsinë 1:0 në minutën e 23-të, ndërsa shnëoi golin e dytë në minutën e 32-të.
Po ashtu ishte i përfshirë në golin e tretë.
Ai nga fusha u largua në minutën e 72-të pas një shqetësimi. Ai ka shënuar tri gola dhe ka një asistim në nëntë paraqitje.
Brondby është në vendin e pestë me 16 pikë.