Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës.
Të dielën e realizoi një tjetër gol dhe shtoi edhe dy asistime për Vaduzin, që e mposhti thellë 5:2 në shtëpi Grasshopperin. Te Grasshopperi një asistim e regjistroi Amir Abrashi.
Dalipi shëoi në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa për 2:2 asistoi Abrashi te Grasshopperi, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Dalipi më pas asistoi në golat për 4:2 dhe 5:2.
Atij nga VAR-i iu anulua edhe një gol i minutës së 83-të për pozitë jashtë loje.
Mesfushori 20-vjeçar, Dalipi, luajti deri në minutën e 83-të, ndërsa në pesë ndeshjet e para të sezonit në elitën helvetike ka dy gola të realizuar e katër asistime.
Dyshja e qendrës së mbrojtjes, Liridon Berisha dhe Denis Simani, e kompletoi ndeshjen te Vaduzi.
Te Grasshopperi në tërë ndeshjen luajtën Bujar Pllana më mbrojtje e Samuel Krasniqi në mesfushë. Kapiteni Abrashi u zëvendësua pas afro një ore lojë.
Për Vaduzin ishte fitorja e parë e edicionit në pesë ndeshje dhe është i parafundit me tri pikë.
Grasshopperi në pozitën e fundit e ka një pikë në katër ndeshje.