Lille e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në Ligue 1 të Francës.
Lille të dielën mbrëma u mposht 2:1 nga Nice në udhëtim në kuadër të javës së pestë.
Lille me këtë humbje ka rënë në pozitën e katërt me dhjetë pikë.
Lille ka edhe tri fitore dhe një barazim.
Ndërkohë për Nicen ishte fitorja e parë, krahas dy barazimeve dhe dy disfatave.
Ka pesë pikë.
Nathan Ngoy shënoi autogol në minutën e 22-të për epërsinë e Nicet.
Për 2:0 realizoi Mohamed Amoura në minutën e 67-të.
Ndërsa golin e vetëm për Lillen e shënoi Ayase Ueda në minutën e 79-të.