Newcastle United e ka transferuar të mërkurën mbrëma mesfushorin e Manchester Cityt, Nico Gonzalez.
Gonzalez i është bashkuar Newcastlet për 56 milionë euro.
Mesfushori spanjoll ka nënshkruar për kohë të gjatë me Newcastlen, ndërsa është shprehur i lumtur për këtë transferim.
24-vjeçari nuk luajti në vikend kur Manchester City e mposhti 2:1 me rikthim të rezultatit Bournemouthin.