Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Fußballspektakel im "Parc des Princes"

PSG

Foto: Associated Press

Dy skuadrat e para në tabelë përballen të martën prej orës 21:00 në “Parkun e Princave” në Paris, në atë që pritet të jetë spektakël i vërtetë i futbollit.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, e pret skuadrën që po kalon formën më të mirë, Barcelonën. Është kjo kryendeshja e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, por po ashtu njëra prej ndeshjeve më të mëdha të fazës së ligës. 

PSG-ja dhe Barcelona i kanë fituar ndeshjet e dy xhirove të para, njëjtë si shtatë skuadra të tjera. Po ashtu të dy skuadrat po kalojnë moment të mirë në ligat përkatëse. Barcelona udhëheqë në La Liga me 27 pikë. Ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme, ndërsa ka shfaqur formë të lartë në sulm. 

PSG-ja nisi ngadalë, por tashmë ka gjetur ritmin. Është i dyti në kampionatin francez me 14 pikë, sa ka edhe Lyoni në vendin e parë dhe tri skuadra të tjera. Skuadra e Luis Enriques është në seri prej katër fitoreve në kampionat.

“Ne dëshirojmë të fitojmë. Është ndeshje e veçantë. Janë dy top-klube me identitet të qartë dhe dy ekipe brilante për t’i shikuar. Kështu që duam maksimumin. Do të jetë ndeshje e bukur sportive”, ka thënë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Ai pret ndeshje të fortë, ndërsa ka theksuar se të dy skuadrat kanë kualitet individual. 

“Luajmë në shtëpi dhe kjo është përparësia jonë. Jemi shumë më të fortë këtu. Jemi makinë – këtë e mendoj kur i shoh lojtarët e mi duke bërë presion”, ka shtuar Enrique.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me respekt për Enriquen. Ka thënë se është prej trajnerëve më të mirë në botë. 

“Ndeshja do të jetë test i mirë për ne. Dua që ekipi ynë të luajë me besim, si ekip që ka fituar 11 ndeshje. Luajmë ndaj ekipit më të mirë në botë të dy vjetëve të fundit. Për ne kjo është një mundësi”, ka thënë Flick.

Vjet PSG-ja e mposhti Barcelonën në Spanjë. Gjermani Flick është pyetur për atë ndeshje, ndërsa ka thënë se ishte vështirë. Ka shtuar se Barcelona prej fillimit të edicionit po luan me stilin që e dëshiron. 
‘Mesfusha do të jetë e rëndësishme. Të dy ekipet kanë lojtarë të shkëlqyer në atë repart. Nëse kemi topin, atëherë Parisi nuk do të jetë në gjendje të shënojë ndaj nesh. Gjëja e rëndësishme do të jetë që mos të bëhen gabime pasi Parisi është shumë klinik. Duhet të jemi shumë të fokusuar”, ka thënë Flick.
Prej orës 18:45 të martën janë ndeshjet Fenerbahçe – Slavia Praga dhe Sabah Baku – Dortmund.
Prej orës 21:00 janë edhe takimet Roma – Slovan, Porto – PSV, Liverpool – Villarreal, Manchester City – AEK, Napoli – Bodo/Glimt, Stuttgart – Atletico Madrid.