Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Das Spiel gegen Israel gibt Kosovos Kampagne eine Richtung; Reaktionen werden erwartet.

Kosova

Dy kampanjat e kaluara nisën si më keq për Kosovën. Në edicionin 2024/2025 të Ligës së Kombeve, Kosova pësoi 3:0 nga Rumania në Prishtinë, në ndeshjen e parë. Bëhet fjalë për ndeshjen e 6 shtatorit të vitit 2024. 

Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026, Kosova u nda edhe më keq. Humbi 4:0 nga Zvicra në Basel, më 5 shtator të vitit të kaluar. 

Këtë herë “Dardanët” shmangën dështimin në ndeshjen e parë. Fituan 1:0 ndaj Irlandës në nismë të edicionit 2026/2027 të Ligës së Kombeve. Dhe të dielën, në ndeshjen e dytë, Kosova pësoi 3:1 nga Austria në Vjenë.

Në dy kampanjat e kaluara, Kosova reagoi pas humbjeve të thella. Dhe në të dy rastet arriti synimet. 
Shpresohet që njëjtë të ndodhë edhe këtë herë, ndonëse pas ndeshjes së dytë. Reagimi pritet menjëherë të enjten, kur Kosova luan ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë.

Kosova për herë të parë po luan në Ligën B dhe vendi i dytë është prezantuar si synim kryesor. Vendi i dytë siguron plejofin për kalim në Ligën A, që është niveli më i lartë i Ligës së Kombeve. Pas dy xhirove, Kosova e ka në kontroll garën për vendin e dytë. Falë fitores ndaj Irlandës, të enjten, Kosova është e dyta në grup me tri pikë. Austria i ka gjashtë pikë dhe po arsyeton rolin e favorites. Irlanda po ashtu i ka tri pikë, ndërsa Izraeli, që pësoi nga Austria e Irlanda, është e fundit, pa pikë. 

Me fitore të enjten, Kosova thuajse “eliminon” Izraelin nga gara për vendin e dytë. Një fitore eventuale e Austrisë ndaj Irlandës në Dublin, do ta forconte pozitën e Kosovës, sa i takon garës për vendin e dytë.

Te Kosova kanë pranuar se ndeshja e së enjtes në Debrecen i jep drejtim kampanjës në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve.

“Pas pak ditësh e kemi një ndeshje, mund të them, vitale për ne. Mund të caktojë rrugëtimin tonë, se ku do të përfundojmë në grup. Kemi pak kohë për rikuperim për lojën e ardhshme. Izraeli si ekip luan futboll të mirë”, ka thënë kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi.

“Unë u besoj bashkëlojtarëve, i besoj këtij ekipi. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për Kosovën. Për ne është ndeshje që mund të përcaktojë rrugëtimin në këtë grup. Do të japim maksimumin në Debrecen dhe shpresojmë në fitore”, ka shtuar Muriqi.

Kosova menjëherë të dielën e ka rastin t’i revanshohet Austrisë. E pret këtë përfaqësuese në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi të gjatë.

Sa u takon dy kampanjave të kaluara, Kosova në të dy rastet përfundoi e dyta. Në Ligën e Kombeve mbeti pas Rumanisë. Përmes plejofit, ku e mposhti dy herë Islandën, kaloi për herë të parë në Ligën B. Në kualifikimet për Botëror, Kosova nuk e pësoi asnjë humbje pas asaj nga Zvicra. Mbeti e dyta në grup dhe sërish luajti në plejof. Në gjysmëfinale mposhti Sllovakinë e në finale pësoi nga Turqia. Pra ishte shumë pranë Botërorit.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk kanë aq peshë sa ajo me Turqinë. Por presioni rreth përfaqësueses vazhdon të jetë prezent. Kërkesa për sukses është e madhe. Dhe shpresohet për reagim të shpejtë pas paraqitjes së zbehtë në Vjenë, ku lojtarët sërish e kuptuan se sa shumë mbështetës kanë, jo vetëm në Kosovë.