Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë përgjegjësi për rastin e humbur në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Austrisë. Muriqi pranon se ndeshja mund të kishte rrjedhë tjetër sikur të realizonte gol. I vetëm përballë portierit austriak, Muriqi gjuajti lart mbi portë. Kosova humbi 3:1.
“E kemi ditur se do të jetë kundërshtar i fortë. Kishim përkrahjen e 10-15 mijë shqiptarëve. Kisha rastin dhe po të shënoja gol, do të bisedonim ndryshe. E marr përgjegjësinë për rastin. Si kapiten më vjen keq”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.