Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, akuzoi kundërshtarët dhe tifozët për ngacmimin e Vinicius Juniorit. Sulmuesi i krahut u trajtua ashpër në fitoren 2:1 të Madridit në La Liga ndaj Espanyolit, të shtunën mbrëma.
Periudha e re e madrilenëve me Mourinhon nisi me fitore të vështirë. Ata reaguan në minutat e parë kur Alex Calatrava e rrëzoi brazilianin me ndërhyrje nga prapa dhe më pas u duk se e kapi përsëri Viniciusin, derisa ai ishte në tokë. Lojtarët e Madridit kërkuan karton të kuq, por arbitri nuk ndërmori asnjë veprim kundër Calatravas, i cili më vonë shënoi golin e barazimit për Espanyolin. Jude Bellingham e shënoi golin e parë për Real Madridi, ndërsa zëvendësuesi Carlos Espi realizoi në minutën e 90-të për fitoren e mysafirëve.
Mourinho tha se trajtimi ndaj Viniciusit është temë e përsëritur.
“Viniciusi nuk është shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt. Që nga minuta e parë. Është model që përsëritet nga një kundërshtar në tjetrin”, ka theksuar tekniku portugez i Madridit.
Mourinho tha se Vinicius, i cili shpesh ishte në qendër të abuzimit nga mbrojtësit rivalë dhe tifozët, duhej të qëndronte i qetë pavarësisht provokimit.
ebenfalls
Mourinho kehrt zu Real Madrid zurück
“Ai duhet të ketë shumë kontroll emocional. I kam thënë se nëse shënon gol, duhet të jetë i kujdesshëm se si e feston atë”, tha Mourinho. “Jemi në epokën ku shoqëria është kundër ngacmimit. Megjithatë me Vinin ende po shohim ngacmim, nga kundërshtarët dhe nga tifozët. Duhet ta edukojmë dhe ta përgatisim sa më mirë që mundemi dhe kjo është e tëra”.
Polemika ka edhe jehonë të edicionit të kaluar, kur Mourinho ishte trajner i Benficas dhe Vini ishte viktimë e abuzimit diskriminues nga Gianluca Prestiani i skuadrës portugeze. Vini u fye në baza racore nga argjentinasi Prestiani gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Prestiani më vonë u dënua nga UEFA për sjellje diskriminuese. U suspendua për gjashtë ndeshje.
Mourinho u kritikua ashpër për shkak se i doli në mbrojtje Prestiannit, duke thënë se Viniciusi kishte nxitur tifozërinë me festimin e tij dhe se Benfica ishte gjithçka pos raciste.
Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së dytë të La Ligas, por ishte e para për madrilenët. Mourinho i është gëzuar suksesit të vështirë.
“Mendoj se e kemi merituar të fitojmë, por Espanyoli nuk e ka merituar të humbë. Sidomos në pjesën e dytë, kemi luajtur me kontroll dhe presion të madh. Kemi rrezikuar shumë dhe mendoj se e kemi merituar fitoren”.
ebenfalls
Mourinho unterschreibt Dreijahresvertrag bei Real Madrid
Mourinho foli edhe për Carlos Espin, që shënoi golin e fitores.
“Ai është shumë argëtues. Ne jetojmë së bashku në Valdebebas. Ne ushqehemi së bashku. Unë, stafi im, ai dhe Cucurella. Grup argëtues. Djaloshi po e jeton ëndrrën, por nuk punon si dikush që është në qiellin e shtatë. Ai punon shumë për ekipin. Është lojtar i shkëlqyer. Është djalë i ri, i profilit që na duhet për këto ndeshje”, ka thënë Mourinho.