Futbollisti ofensiv, Omari Hutchinson, edhe zyrtarisht është bërë lojtar i Milanit.
Anglezi të hënën ka kompletuar huazimin me opsion për ta blerë pas përfundimit të edicionit 2026/2027.
Hutchinson 22-vjeçar është lojtar i Nottingham Foresit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Chelsean.
Te Milani, Hutchinson, do ta bartë fanellën me numrin 20.