Milani i ka shpëtuar humbjes në udhëtim te Lazio të shtunën në xhiron e katërt të Serie A të Italisë, me dy gola të shënuar për dy minuta nga mesfushori Diego Moreira.
“Rossonerët” ishin duke humbur 2:0 me golat e pjesës së parë nga Matteo Cancellieri dhe Tijjani Noslin.
Moreira që u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, shënoi gola të bukur në minutën e 65-të dhe të 67-të, dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Milani me barazim i ka tetë pikë nga katër ndeshje. Lazio ka dy pikë më shumë.