Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, asistoi në golin e fitores për skuadrën e Bundesligës gjermane të futbollit, Eintracht Frankfurti.
Frankfurti fitoi 1:0 ndaj Union Berlinit të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të Bundesligës për futbolliste.
Golin e fitores 1:0, me asistim të Memetit, Frankfurti e shënoi në minutën e 26-të.
Për Memetin është asistimi i katërt këtë edicion në elitën gjermane për futbolliste.
Ajo të hënën nga fusha u largua në minutën e 88-të.
Frankfurti është në vendin e tretë me shtatë pikë, dy më pak se Wolfsburgu dhe Bayerni.