Real Madridi ka konfirmuar të mërkurën se mbrojtësi spanjoll, Raul Asencio, do të operohet në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për katër muaj.
Madrilenët kanë shkruar se ai do të operohet të enjten.
“Marca” ka raportuar se koha e rikuperimit do të jetë e gjatë, ndërsa mbrojtësi pritet të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndeshja e fundit e Asencios me Realin ishte në miqësoren e 28 korrikut ndaj Leganesit.