Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Gegen Mbappé wird wegen Korruption ermittelt.

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është duke u hetuar nga drejtësia franceze dhe është intervistuar nga policia në lidhje për një skandal korrupsioni. 

Hetimi ka të bëj me pagesa të dyshimta për ish-shefin e sigurisë të Përfaqësueses së Francës. E përfshirë në këtë rast është edhe nëna e sulmuesit 27-vjeçar të Real Madridit. 

Mediumet franceze kanë përmendur Mohamed Sanhadjin, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar si zyrtar policor për sigurinë e “Les Bleus” dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me lojtarët. 

Hetuesit janë duke e parë nëse ai ka krijuar këto marrëdhënie për përfitime personale. 

L’Equipe ka shkruar të enjten se Mbappe është intervistuar në Paris më 30 shtator. 

Hetuesit janë duke u interesuar për një transferim të parave në qershor 2023. Mbappe e pagoi Sanhadjin 60 mijë e 300 euro nga bonuset e fituara në Kupën e Botës në Katar. 

Sipas përfaqësuesve të Mbappes, këto para ishin shenjë falënderimi për forcat e sigurisë, ndërsa kanë përfituar edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Sanhadji dyshohet se e kishte fshehur pagesën nga eprorët e tij. 

Vetëm pak javë më vonë, zyrtari policor e kishte shoqëruar yllin e Real Madridit në Kamerun. Hetuesit tani dëshirojnë ta dinë nëse ai ishte privatisht përgjegjës për sigurinë e Mbappes atje dhe nëse i ka pranuar paratë si shpërblim. 

Në vitin 2024, Mbappe i kishte dhënë shefit të sigurisë hua prej 120 mijë eurove nëpërmjet nënës së tij. 52-vjeçarja Fayza Lamari, nëna e superyllit francez, thuhet se i ka kërkuar Sanhadjit ndihmë për aplikim në katër viza, për njerëz të afërt të saj. Ajo është intervistuar më 9 tetor në lidhje me këtë çështje. 

Sanhadji thuhet se ka marrë para edhe nga ish-yjet e Francës, Franck Ribery, Raphael Varane dhe Laurent Blanc. 

Në total thuhet se Sanhadji ka pranuar 300 mijë euro nga futbollistët.