Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Mbappé entgeht einer Operation

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nuk do t’i nënshtrohet operimit në gju, pas lëndimit të pësuar gjatë angazhimit me Përfaqësuesen e Francës. 

Sulmuesi i Real Madridit pritet të mungojë për rreth dy javë.

Ekzaminimet mjekësore nuk kanë zbuluar dëmtim që do të kërkonte ndërhyrje kirurgjikale për yllin francez. 

27-vjeçari Mbappe u lëndua të premten e kaluar në fitoren 1:0 të Francës ndaj Turqisë. Madje Mbappe e kishte realizuar golin e fitores për francezët. 

Në këtë fazë, sulmuesi francez do të vazhdojë me trajtimin, ndërsa stafi mjekësor i Realit do ta përcjellë nga afër gjendjen e tij.

Në Madrid shpresojnë që Mbappe të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të skuadrës.

Mbappe është sulmuesi kryesor i “Los Blancos”.