Skuadra e Marseillet është mposhtur të premten mbrëma nga Rennesi në udhëtim me rezultatin 1:0.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Ligue 1 të Francës.
Për Marseillen është humbja e tretë, krahas një fitoreje.
Ndërkohë për Rennesin ishte fitorja e tretë. Ka edhe një barazim.
Golin e fitores për Rennesin e realizoi Adrien Thomasson në minutën e 52-të.