Me golat e Alexis Mac Allister në minutën e 21-të, Cody Gakpos në minutën e 54-t dhe Dominik Szoboszlait në minutën e 91-të, Liverpooli e fitoi 3:1 ndeshjen kundër Tottenhamit.
Ndeshja i takoi Kupës së Ligës të Anglisë, ndërsa u zhvillua të martën mbrëma.
Për Tottenhamin golin e vetëm e realizoi Conor Gallagher në minutën e 69-të.
Me fitore, Liverpooli avancoi tutje në Kupën e Ligës të Anglisë.