Liverpooli e ka fituar sfidën ku u shënuan nëntë gola ndaj LASK-ut austriak në udhëtim të mërkurën mbrëma, ndërsa shkëlqeu Bradley Barcola.
Francezi realizoi “hat-trick” në fitoren 6:3 të Liverpoolit, në xhiron e dytë të fazës së ligës në Champions.
Serinë e golave e hapi mbrojtësi Ronald Araujo në minutën e 22-të. Më pas Barcola realizoi në minutat 24 e 37. Jeremie Frimpong shënoi për 4:0 në minutën e 51-të.
Robert Ljubiçiq shënoi për LASK-un, për 4:1 në minutën e 63-të. Tre minuta më vonë, Barcola e kompletoi tregolëshin.
Leëis Koumas e shënoi golin e gjashtë për Liverpoolin në minutën e 72-të.
Dy golat e fundit të ndeshjes i shënoi mesfushori Florian Flecker, në minutën e 74-t dhe të 77-të.
Liverpooli ka dy fitore në dy ndeshje, ndërsa LASK-u dy humbje.