Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Die Liga B beweist, dass Kosovo das Potenzial für noch größere Erfolge hat.

Kosova

Për short, Kosova ishte e fundit në vazon e fundit. Në ranglistën e FIFA-s e ka aktualisht vetëm Izraelin prapa, prej të gjitha përfaqësueseve që garojnë në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 
Por është Liga B, përkatësisht niveli i dytë i Ligës së Kombeve, që po dëshmon se Kosova ka potencial për suksese edhe më të mëdha se deri më tani.

Kosova i dha fund të dielën mbrëma grumbullimit më të gjatë deri më tani, që përfshiu plot katër ndeshje garuese. Nisi me fitore 1:0 ndaj Irlandës më 24 shtator. Pësoi 3:1 nga Austria në Vjenë më 27 shtator. Barazoi pa gola me Izraelin në Hungari më 1 tetor dhe sërish barazoi të dielën, 1:1 me Austrinë në Prishtinë. 

Vendi i dytë dhe pesë pikë nga katër ndeshjet e para ndonjëherë në Ligën B. Deri më tani Kosova garoi në Ligën C, tri herë rresht, dhe fillimisht në Ligën D. 

Por në kampanjën aktuale po dëshmon që është për Ligën B, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra, Sllovenia, Skocia dhe Maqedonia e Veriut në Grupin 1; Irlanda e Veriut, Ukraina, Hungaria dhe Gjeorgjia në Grupin 2; dhe Suedia, Bosnjë-Hercegovina, Polonia e Rumania në Grupin 3. 

Barazimi i së dielës me Austrinë rriti ndjeshëm entuziazmin rreth Kosovës dhe në ekip. Për shkak të paraqitjes në fushë, sidomos në pjesën e dytë, u vlerësua se Kosova më shumë humbi dy pikë me barazim se që fitoi një. Pas golit të Fisnik Asllanit, që erdhi pas aksionit mjeshtëror të orkestruar nga Edon Zhegrova e ku u përfshinë edhe Leon Avdullahu e Mërgim Vojvoda, Kosova e qëlloi edhe shtyllën me Milot Rashicën. Por më pas një pakujdesi në mbrojtje solli barazimin nga Austria.

“Kur mora drejtimin, dy vjet më parë, të luanim me përfaqësuesen e vendit të 23-të në botë dhe të barazonim, do të gëzoheshim shumë. Tani ekipi nuk është i kënaqur me barazim”, ka thënë përzgjedhësi Franco Foda, duke shpjeguar rritjen e ekipit. 

“I kemi pesë pikë dhe luajmë në një grup të vështirë. Qëllimi është të qëndrojmë në Ligën B dhe nuk po duket keq gjendja aktuale që t’ia dalim për këtë”, ka shtuar Foda.

Austria udhëheq në grup me tetë pikë. Kosova dhe Irlanda i kanë nga pesë e Izraeli vetëm dy. Vendi i tretë siguron mbetjen në Ligën B. Vendi i dytë dërgon në plejof për kalim në Ligën A, ndërsa vendi i parë siguron promovimin direkt në Ligën A.

Kosova është në moment të mirë, ndonëse lojtarët e saj nuk janë në momentin më të mirë. Këtë e ka theksuar vazhdimisht Foda, duke i dhënë kështu indirekt merita punës që bëhet te Kosova e që udhëhiqet prej tij. 

“Dy ndeshjet e radhës duhet t’i fitojmë për ta siguruar pozitën e dytë. Lojtarët tanë nuk kanë pasur shumë minuta në ekipet e tyre. Na duhet ritëm më i mirë i lojës dhe për këtë duhet që lojtarët të luajnë më shumë në ekipet e tyre”, ka theksuar Foda në konferencë për shtyp.

Ndonëse dëshira për më shumë ekziston, tekniku gjerman çmon pesë pikët e deritashme. Ndryshimet e shumta në formacion, sidomos për ndeshjen me Izraelin, Foda i ka arsyetuar me orarin e ngjeshur dhe katër ndeshjet brenda 14 ditëve. Ai ka mbrojtur vendimin duke thënë se u vërtetua që ishte rruga e duhur, pasi duhej ekip i freskët dhe me energji ndaj Austrisë. 

“Kjo është rruga e duhur për të ardhmen dhe jam i kënaqur me këtë kampanjë deri më tani”.

Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 17 nëntor luan në udhëtim ndaj Irlandës, në mbyllje të kampanjës. 

Vendi i dytë duket plotësisht i mundshëm, ndonëse jo lehtë i arritshëm. Kjo kampanjë përcakton edhe në cilën vazo do të jetë Kosova në shortin e kualifikimeve për Euro 2028. Por qëllimi i madh është i qartë – kualifikimi në Evropianin që në vitin 2028 mbahet në Mbretëri të Bashkuar.