Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Wer wird Messis Nachfolger in der argentinischen Nationalmannschaft?

Lionel Messi

Pas pensionimit të Lionel Messit nga përfaqësuesja e Argjentinës, mediumet në këtë vend kanë shkruar të mërkurën se Nico Paz është kandidati për ta zëvendësuar atë. 

Ylli i Comos në Serie A, sipas mediumeve argjentinase, do ta bartë numrin 10 tek “albicelestët’. 

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë’, Messi, i vlerësuar si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve në futboll, njoftoi për pensionimin nga Argjentina të hënën. 

Ndeshja e tij e fundit me Argjentinën ishte finalja e Botërorit 2026 ndaj Spanjës, në të cilën humbi 1:0. 

21-vjeçari Paz ka 11 paraqitje për Argjentinën. Ai u transferua përfundimisht te Como nga Real Madridi për 60 milionë euro. Klubi mbretëror ende e ka opsionin e blerjes së Pazit për 80 milionë euro në verën e vitit të ardhshëm. 

Paz i realizoi gjashtë gola dhe nëntë asistime në edicionin e parë në Serie, A 2024/25, ndërsa ishte edhe më i mirë në edicionin e kaluar. I realizoi 12 gola, ndërsa i shtoi edhe shtatë asistime.