Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Wenn Modric sich schämt

Luka Modric

Luka Modriq është ikonë e Kroacisë. Këtë përfaqësuese e ka udhëhequr drejt sukseseve të mëdha, ku përfshihet vendi i dytë në Botërorin 2018 dhe vendi i tretë në Botërorin 2022.

Por të shtunën, 41-vjeçari Modriq është ndier për herë të parë i turpëruar pas një ndeshjeje me Kroacinë.

Kroacia pësoi humbje të thellë, 7:0, nga Anglia në Rijekë. Harry Kane dhe Bukayo Saka i shënuan nga dy gola në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndërsa nga një gol e realizuan Anthony Gordon, Jude Bellingham dhe Morgan Rogers.

Mediat kroate kanë shkruar se kjo është humbja më e rëndë e Kroacisë në histori.

“Pa duele, pa agresivitet, pa faule, pa bashkim. Jam këtu 20 vjet dhe mund të them që për herë të parë ndiej turpërim pas ndeshjes. Mund të humbësh, ata janë më të mirë, por të humbësh në këtë mënyrë dhe kështu të shkatërrosh reputacionin, është e papranueshme. Për herë të parë në 20 vjet ndiej turpërim”, ka thënë Modriq pas ndeshjes.

Në Kroaci presioni është shumë i madh tashmë ndaj përzgjedhësit Slaven Biliq. Ai e zëvendësoi Zlatko Daliqin pas Botërorit. Por edhe ndaj lojtarëve presioni është i jashtëzakonshëm. Kroacia më nuk e ka forcën që e kishte vite më parë. Modriqi ka thënë se nuk duhet të sulmojnë njëri-tjetrin.

“Duhet të jemi të bashkuar në këtë, si deri më tani. Kemi humbur ndeshje me rezultat të thellë, por ndjenja pas kësaj ndeshje është plotësisht ndryshe. Asnjëherë nuk jam ndier kështu. Kërkoj falje”, ka thënë kapiteni kroat.

Ka pasur vlerësime që ai duhet të largohet nga përfaqësuesja pas Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë. Por kishte edhe thirrje që të vazhdonte. Dhe mesfushori vendosi të luajë ende.

Ndaj Anglisë edhe Modriqi dëshpëroi me paraqitje. Në ndeshjen e 205-të me Kroacinë luajti 57 minuta. 

Deri më tani humbja më e thellë e Kroacisë ishte ajo 6:0 nga Spanja në vitin 2018. 

“Jam i dëshpëruar. Më vjen keq për fëmijët që ishin në stadium, më vjen keq për lojtarët dhe të gjithë ne. Askush nuk e ka më vështirë se ne, por këtë duhet ta pranojmë. Pas 7:0 është vështirë të flitet për futboll”, ka thënë selektori Biliq.

Tashmë ka thirrje që Biliqi të largohet nga posti i selektorit. 58-vjeçari kishte drejtuar Kroacinsë edhe nga viti 2006 deri në vitin 2012. 

Kroacinë tani e pret tjetër ndeshje e vështirë. Të martën në Split e pret Spanjën, kampionen në fuqi të botës. Në Sevilla, më 29 shtator, Spanja fitoi 4:1 ndaj kroatëve.