Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Der Bürgermeister wird dem belgischen Verein nicht erlauben, den israelischen Gegner zu empfangen.

Der Bürgermeister wird dem belgischen Verein nicht erlauben, den israelischen Gegner zu empfangen.

Një kryebashkiak në Belgjikë ka refuzuar të lejojë që në qytetin e tij të luhet ndeshja e Ligës së Evropës që përfshinë klubin izraelit Hapoel Beer-Sheva. Kjo do të thotë se klubi belg, Union Saint-Gilloise, do të duhet të gjejë një vend tjetër për ndeshjen.

Unioni duhet të presë kampionin izraelit më 22 tetor, sipas shortit të Ligës së Evropës të tërhequr javën e kaluar.

Nënkampioni i ligës belge donte t’i luante të gjitha katër ndeshjet si vendas në Leuven, pasi stadiumi i tij në Bruksel nuk i plotëson standardet e UEFA-s për garat evropiane.

Kryetari i bashkisë së Leuvenit, Mohamed Ridouani, tha se qyteti nuk do të japë leje për ndeshje “për shkak të sigurisë publike”. Madje leja nuk do të jepet as që ndeshja të luhet pa shikues.

Ridouani tha se qëndrimi ishte në përputhje me moslejimin e ekipeve përfaqësuese të Belgjikës që të luajnë ndeshje kundër Izraelit në Leuven.

UEFA tha se ishte informuar për qëndrimin e qytetit për ndeshjen e “Europa League”.

“Është detyre e klubit vendas të gjejë vend alternativ”, tha UEFA për përgjegjësinë e Unionit.

Ndryshimi i stadiumit do të bëhet i ditur në ditët në vijim. 

Të gjitha ndeshjet evropiane të ekipeve dhe përfaqësueses së Izraelit si vendas luhen në terren neutral. Hapoel Beer-Sheva luajti si vendas në Hungari dhe Rumani. 

Kosova luan me Izraelin në udhëtim më 1 tetor. Kjo ndeshje zhvillohet në Debrecen të Hungarisë. Ndërkohë më 14 tetor, Kosova e pret Izraelin në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.