---
description: Futbollistet e Kosovës e kanë shënuar të martën mbrëma njërën prej fitoreve më të thella deri më tani.Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ato fituan 6:0 n
title: Kroacia, testi i vërtetë për futbollistet e Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/04/f235e645-2c44-4c30-8b4f-5bb228d28dba.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Kroacia, testi i vërtetë për futbollistet e Kosovës

![Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/March/04/f235e645-2c44-4c30-8b4f-5bb228d28dba.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 4 mars 2026 10:05
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 4 mars 2026 10:05
- Shpërndaje në:

Futbollistet e Kosovës e kanë shënuar të martën mbrëma njërën prej fitoreve më të thella deri më tani.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ato fituan 6:0 ndaj Gjibraltarit në hapje të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Në ndeshje kualifikuese, kjo është fitorja më e thellë e Kosovës.

Fitorja bindëse i shërben Kosovës për motivim për vazhdim të kampanjës kualifikuese. Por në aspektin e cilësisë nuk është se dëshmon shumë. Gjibraltari është autsajder i plotë i kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës.

Madje Gjibraltari po paraqitet për herë të parë në kualifikime. Me ndeshje zyrtare ndërkombëtare nisi vjet, në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve të UEFA-s. I humbi të gjitha ndeshjet, ndërsa nuk e realizoi asnjë gol.

Rrjedhimisht Kosova ishte favorite e madhe ndaj Gjibraltarit dhe këtë e dëshmoi në fushën e lojës.

[Edhe ![Futbollistet e Kosovës synojnë tjetër fitore ndaj Kroacisë](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/c24954b2-15bc-4458-85e2-1ce49848c5ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 qer 2026 Futbollistet e Kosovës synojnë tjetër fitore ndaj Kroacisë](https://www.koha.net/futboll/futbollistet-e-kosoves-synojne-tjeter-fitore-ndaj-kroacise)

Do të jetë ndeshja e së shtunës ndaj Kroacisë që do të jetë test i vërtetë për futbollistet e Kosovës. Ndeshja Kroaci – Kosovë zhvillohet në Karlovc nga ora 17:00. Kroatet të martën fituan me mund, 1:0, ndaj Bullgarisë në Sofje.

Nëse futbollistet “dardane” marrin pikë në Kroaci, atëherë do të jenë në rrugë të mirë për ta fituar grupin në Ligën C të kualifikimeve për Botëror.

Prej Ligës C kualifikimi në Botëror nuk është i mundur. Fituesit e gjashtë grupeve të Ligës C kualifikohen në plejof, ndërsa avancojnë edhe dy përfaqësueset më të mira të vendit të dytë prej gjashtë grupeve sa janë gjithsej.

“Sfida kryesore mbetet Kroacia, kështu që të gjitha përgatitjet e këtij grumbullimi kishin fokus ndeshjen me Kroacinë. Presim që atje të paraqitemi më fuqishëm. Kemi kundërshtare shumë më të fortë se Gjibraltari”, ka thënë selektori i Kosovës, Sami Sermaxhaj.

“Kjo energji pozitive duhet të na shërbejë për ndeshjen me Kroacinë. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese”, ka thënë Gentiana Fetaj, që i realizoi dy gola.

[Edhe ![Fitore bindëse e Kosovës ndaj Gjibraltarit](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/1d9d77f8-9352-4e00-881d-a26ab041eac4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 mar 2026 Fitore bindëse e Kosovës ndaj Gjibraltarit](https://www.koha.net/futboll/kosova-ne-epersi-prej-dy-golash-pas-pjeses-se-pare)

“Shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Kroacisë”, ka theksuar futbollistja tjetër, Sara Sahiti. Ajo e realizoi një gol.

Kroacia vlerësohet favorite e grupit. Për short ishte në vazon e parë, Kosova në të dytën, Bullgaria në të tretën e Gjibraltari në të katërtën.

Te Kroacia kanë respekt për Kosovën. Selektori kroat, Nenad Graçan ka folur për Kosovën pas fitores ndaj Bullgarisë.

“Dy vjet më parë kemi luajtur me Kosovën. Është përfaqësuese shumë agresive, ndërsa disa lojtare të saj luajnë në ligën gjermane. Duhet të jemi të mençur dhe me përgjegjësi ta presim situatën për të shënuar gol. Luajmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë që do të ketë vizitë të mirë të shikuesve. Nëse kemi përkrahjen që vajzat tona e meritojnë, do të jetë shumë më lehtë”, ka thënë Graçan.

[Edhe ![Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B](https://resources.koha.net/images/2026/June/09/85833793-900a-4db7-8f42-c15402f7e8fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 qer 2026 Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B](https://www.koha.net/futboll/kosova-shkel-gjibraltarin-ne-pjesen-e-pare)

Më 31 maj të vitit 2024, Kroacia fitoi 1:0 ndaj Kosovës në Podujevë. Ndërkohë më 4 qershor të të njëjtit vit, kroatet fituan 2:0 në Karlovc. Ato ndeshje i takuan kualifikimeve për Euro 2025.

Vjet Kosova luajti në Ligën C të Ligës së Kombeve. Mbeti e dyta në grup, prapa Letonisë dhe para Maqedonisë së Veriut. Pozita e dytë ia siguroi plejofin për avancim në Ligën B. Por në plejofin e zhvilluar në tetor, Kosova i humbi dy ndeshjet nga Turqia, 4:0 në Prishtinë dhe 3:0 në Izmir.

[#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#kroacia](https://www.koha.net/tag/kroacia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër](https://resources.koha.net/images/2026/June/05/e446af53-5fbf-492a-ba0d-c3828735df77.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 qer 2026 Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër](https://www.koha.net/futboll/kroacia-shenon-ndaj-kosoves)
- [![Kosova publikon listën e futbollisteve](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/3bee2f48-c466-43c9-afbf-8e458c698607.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 qer 2026 Kosova publikon listën e futbollisteve](https://www.koha.net/futboll/kosova-publikon-listen-e-futbollisteve)

[Botë.]() [Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik në Spanjë](https://www.koha.net/bote/kurti-shpreh-ngushellime-pas-aksidentit-tragjik-ne-spanje)

[Kronikë.]() [Ndalohen punimet në vendpunishten në Prizren ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë](https://www.koha.net/kronike/ndalohen-punimet-ne-vendpunishten-ne-prizren-ku-mbeten-te-lenduar-gjashte-punetore)

[Arbëri.]() [Dështimi dhe përgjegjësia e shtetit në vrasjen e Arlinda Zekajt - sot në “60 Minuta” me Eliza Hoxhën](https://www.koha.net/arberi/deshtimi-dhe-pergjegjesia-e-shtetit-ne-vrasjen-e-arlinda-zekajt-sot-ne-60-minuta-me-eliza-hoxhen)

[Botë.]() [Bolsonaro mbërrin në SHBA, u largua nga Brazili pasi humbi zgjedhjet presidenciale](https://www.koha.net/bote/bolsonaro-mberrin-ne-shba-u-largua-nga-brazili-pasi-humbi-zgjedhjet-presidenciale)

[Arbëri.]() [Veliaj pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit: Rrëmbim policor dhe transferim politik](https://www.koha.net/arberi/veliaj-pas-zhvendosjes-ne-paraburgimin-e-fierit-rrembim-policor-dhe-transferim-politik)

[Futboll.]() [Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë](https://www.koha.net/futboll/ballkani-e-fiton-me-rezultat-zyrtar-ndeshjen-ndaj-vushtrrise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kroacia, testi i vërtetë për futbollistet e Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/kroacia-testi-i-vertete-per-futbollistet-e-kosoves","datePublished":"2026-03-04T10:05:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":601,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Futbollistet e Kosovës e kanë shënuar të martën mbrëma njërën prej fitoreve më të thella deri më tani.Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ato fituan 6:0 n","url":"https://www.koha.net/futboll/kroacia-testi-i-vertete-per-futbollistet-e-kosoves","keywords":"kosova, kroacia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/04/f235e645-2c44-4c30-8b4f-5bb228d28dba.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
