Futbollistët e Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, e kanë pësuar të dielën mbrëma humbjen e tretë në Bundesligën gjermane.
Hoffenheimi u mposht në xhiron e katërt me rezultatin 3:1 në udhëtim te Paderborni.
Hajdari u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Avdullahu u zëvendësua nga Asllani në minutën e 80-të.
Goli i parë i vendësve u ndihmua nga devijimi i Avdullahut, ndërsa aksioni te goli i vetëm i Hoffenheimit nisi nga Hajdari e Avdullahu.
Në golin për 3:1, sulmuesi Steffen Tigges e fitoi duelin ajror me Hajdarin dhe realizoi për golin e qetësisë.
Hoffenheimi i ka vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve dhe zë vendin e 14-të.