Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll të martën do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikues për Evropianin që vitin e ardhshëm mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Ndeshjen kundër Finlandës, Kosova U21 e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.
Përballja ndaj finlandezëve është e fundit për Kosovën në ciklin kualifikues për Evropianin 2027.
Kosova U21 i fitoi dy ndeshjet e muajit të kaluar.
E mposhti së fundmi Qipron me rezultat 2:1, ndërsa 3:0 e mundi përfaqësuesen e San Marinos.
Finlanda zë vendin e dytë me 22 pikë.
Kosova është e katërta me 14 pikë dhe pa gjasa për kualifikim. Spanja është lidere me 24 pikë, ndërsa Rumania e treta me 16 pikë.
Qiproja është në pozitën e pestë me tri pikë, derisa San Marino është në vendin e fundit pa pikë.