Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Kosovo U21 besiegt San Marino überzeugend.

Kosovo U21

Kosova U21 e ka fituar bindshëm ndeshjen në udhëtim te San Marino e kësaj grupmoshe. 

Të enjten mbrëma, “Shpresat e Kosovës” fituan 3:0, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2027”, që organizohet vitin tjetër në Shqipëri dhe Serbi. 

Faton Ademi shënoi dy gola, në minutën e 28-të dhe të 59-të. Ai u asistua nga Blerton Isufi në të dyja golat. 

Laurent Xhylani e shënoi golin e tretë në minutën e 62-të, me asistim të Ademit. 

Kosova U21 i ka 11 pikë në vendin e katërt. Qiproja i ka tri pikë, ndërsa San Marino e fundit pa pikë. 
Grupit i prin Spanja me 21 pikë, ndërsa Finlanda i ka 16 pikë. 

Dy ndeshjet e fundit, Kosova U21 i luan më 30 shtator në shtëpi ndaj Qipros dhe më 6 tetor e pret Finlandën në Prishtinë.