Futbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës janë mposhtur thellë nga Irlanda U17 me rezultatin 6:0.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Ky ballafaqim u zhvillua në stadiumi “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.
Lara Dallaghan dhe Ellen Goggin shënuan nga dy gola në fitoren e Irlandës, ndërsa Hailey Toomey dhe Maisy Healy realizuan nga një gol.
Kosova U17 është në Grupin 1 dhe renditet në pozitën e tretë me katër pikë. Kosova U17 fitoi edhe ndaj Azerbajxhanit dhe barazoi pa gola me Shqipërinë.
Irlanda U17 i prin grupit me nëntë pikë. Shqipëria e zë vendin e dytë me katër pikë. Azerbajxhani është në pozitën e fundit pa pikë.