Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje me Austrinë në futboll. Por tani në fushë dalin futbollistet e dy përfaqësueseve.
Ndeshjet i takojnë raundit të parë të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2027.
Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Austrisë zhvillohet të premten nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 13 tetor nga ora 18:00 në Vjenë.
Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në raundin e dytë dhe të fundit të plejofit kualifikues.
Österreich gilt als der große Favorit.
Në kualifikime të rregullta ishte në Ligën A, kurse përfundoi e treta në grup, pas Gjermanisë dhe Norvegjisë.
Ndërkohë Kosova garoi në Ligën C. E fitoi grupin ku ishin edhe Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.
Të hënën është publikuar lista e futbollisteve të Kosovës. Pas dorëheqjes së Sami Sermaxhajat përfaqësuesen A të futbollisteve, sipas njoftimit të FFK-së, në këto ndeshje e drejton Sanije Krasniqi.
Nëse e kalon Austrinë, Kosova në finale të plejofit do të përballej me Zvicrën apo Izraelin.
Kosova e Austria luajtën dy ndeshje edhe me futbollistë. Në Vjenë, austriakët fituan 3:1. Të dielën në “Fadil Vokrri”, ndeshja përfundoi 1:1. Ndeshjet i takuan Ligës B të Ligës së Kombeve.