Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Korenica möchte Cluj verlassen

Korenica

Meriton Korenica është duke kërkuar të largohet nga skuadra rumune, Cluj, shkruan të martën “spotmedia”. 

Korenica po e kërkon largimin është edhe për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet Cluji kohët e fundit. 

Reprezentuesi i Kosovës dëshiron të luajë për një ekip tjetër. Mësohet se tashmë ka disa oferta për sulmuesin e krahut.

Skuadra si Universitatea Craiova dhe Rapid Bukuresht kanë shprehur interesim për Korenicën. 

29-vjeçari është prej futbollistëve më të rëndësishëm të Clujit. 

Korenicës kontrata me Clujin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.