Meriton Korenica e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit rumun.
Korenica kontribuoi me një asistim të shtunën pasdite në fitoren e Clujit.
Cluji në kuadër të javës së shtatë e mposhti skuadrën Csikszereda Miercurea Ciuc në udhëtim me rezultatin 3:2.
Sulmuesi i Kosovës, Korenica, asistoi te goli për 1:0 të cilin e realizoi Lorenzo Biliboc në minutën e 28-të.
Korenica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
29-vjeçari ka edhe dy gola të shënuar në garat evropiane, më saktësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Sipas raportimeve të mediumeve rumune, Korenica së shpejti pritet të largohet nga Cluji.
Largimi i tij do të bëhet për shkak të telasheve të mëdha financiare nëpër të cilat po kalon Cluji.