Pronarët e Liverpoolit janë pajtuar të shesin rreth një të tretën e klubit te një konsorcium që përfshin themeluesin miliarder të “Amazon”, Jeff Bezos.
Në një deklaratë të lëshuar të premten, Fenway Sports Group (FSG) konfirmoi se kishte bërë marrëveshje përfundimare për shitjen e aksioneve te “189 Holdings”.
Grupi drejtohet nga afaristi milioner, britaniku-indiani Amit Bhatia. Përfshin po ashtu bashkëthemeluesin miliarder të “Facebook”, Eduardo Saverin, shkruan BBC.
Bhatia pritet të bëhet nënkryetar i Liverpoolit dhe do t’i bashkohet një bordi të zgjeruar. Dhëndër i biznesmenit miliarder indian, Lakshmi Mittal, ai ishte drejtor dhe bashkëpronar i klubit Queens Park Rangers për 18 vjet, përpara se të hiqte dorë nga aksionet në klub muajin e kaluar.
Biznesmeni amerikan, Bezos, themelues i gjigantit të tregtisë elektronike “Amazon”, është personi i katërt më i pasur në botë. Ka pasuri neto prej 256 miliardë dollarësh. Bezos për herë të parë është përfshirë në pronësi në sport, ndonëse nuk do t’i bashkohet bordit të Liverpoolit.
Bryan Baum, themelues i kompanisë së kapitalit sipërmarrës, “K5 Sports”, përmes të cilës Bezos po investon, do t’i bashkohet bordit të klubit nga “Anfield”, së bashku me gruan e Saverinit, Elaine.
BBC Sport ka mësuar se transaksioni nuk do të ketë ndikim në qasjen e klubit ndaj afatit kalimtar. Nuk ka buxhet të veçantë apo qasje tjetër në transferime, të lidhur me investimin.
Shaqiri weckt vor dem Spiel gegen Barça positive Erinnerungen.
Në bazë të marrëveshjes, Liverpooli është vlerësuar midis 5 e 6 miliardë funte.
FSG ka thënë se marrëveshja “mbështet ambiciet e rritjes afatgjatë të Liverpoolit, duke bashkuar ekspertë nga biznesi, teknologjia dhe investimet globale”. FSG do të mbajë pronësinë e shumicës të aksioneve dhe kontrollin operativ të klubit. FSG e bleu Liverpoolin për 300 milionë funte në vitin 2010.