---
description: Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, dhe e ka quajtur atë si idenë më të keqe të zbatuar ndonjëhe
title: Kloppi kritikon formatin e ri të Botërorit të klubeve
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/28/2e723f5d-0afb-49c1-8792-d5769132b974.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Kloppi kritikon formatin e ri të Botërorit të klubeve

![Jurgen Klopp](https://resources.koha.net/images/2025/June/28/2e723f5d-0afb-49c1-8792-d5769132b974.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 qershor 2025 21:14
- Shpërndaje në:

- 28 qershor 2025 21:14
- Shpërndaje në:

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, dhe e ka quajtur atë si idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë në futboll.

Në një intervistë dhënë të shtunën për gazetën gjermane “Die Welt”, Kloppi ka thënë se turneu do t’i ngarkojë edhe më shumë futbollistët, në kalendarin tashmë shumë të ngjeshur.

Formati i zgjeruar me 32 skuadra do të organizohet çdo katër vjet para fazave përgatitore për sezonin e ri, në verërat ndërmjet turneve të mëdha.

“Është garë e pakuptimtë. Kushdo që e fiton atë do të jetë fituesi më i keq i të gjitha kohëve sepse do të luajë në gjithë verën dhe më pas do të hyjë direkt në garë të kampionatit”, ka thënë Klopp.

“Ka njerëz të cilët kanë qenë të përfshirë vazhdimisht në futboll dhe nuk kanë dhënë kurrë ide të tillë”.

[Edhe ![Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube](https://resources.koha.net/images/2025/July/11/9a9d3336-4fa7-42b2-93d8-c801aa27d387.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 11 kor 2025 Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube](https://www.koha.net/futboll/wengeri-i-del-ne-mbrojtje-kupes-se-botes-per-klube)

Kloppi ka nënvizuar se lojtarët sot po kanë më pak kohë për pushim, duke paralajmëruar se futja e një tjetër gare do të ishte rrezik potencial për shëndetin e tyre.

“Janë bërë kaq shumë ndeshje. Kam frikë se në sezonin tjetër do të shohim lëndime si asnjëherë më parë. Nëse jo në atë kohë, lëndimet do të ndodhin gjatë apo pas Kupës së Botës”, ka thënë Klopp.

“Nuk ka kohë për rikuperim real për të përfshirët, as fizikisht dhe as mendërisht”.

Kloppi e përfundoi periudhën shumë të suksesshme nëntëvjeçare me Liverpoolin në vitin 2024, dhe tani është këshilltar i futbollit te Red Bulli, që është pronar i disa klubeve, përfshirë RB Leipzigun dhe Neë York Red Bullsin.

Kloppi është pyetur edhe nëse do të jetë trajner sërish.

“Nuk e duka këtë më. E kam një punë që më përmbush dhe jam aktiv. Nuk fle në mëngjes dhe nuk bie në shtrat në orët e vona, por mund ta organizoj punën time shumë më mirë”, ka thënë ai.

[Edhe ![Van Gaal kritikon UEFA-n](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/529d77e7-fbcd-4851-ab68-f7fc433ea7fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 tet 2026 Van Gaal kritikon UEFA-n](https://www.koha.net/futboll/van-gaal-kritikon-uefa-n)

Kloppi nuk është njohur për futbollist me cilësi të larta, por si trajner është vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Ai i ka drejtuar vetëm tri skuadra në karrierë. Prej vitit 2001 deri në vitin 2008 ishte te Mainzi. Menjëherë kaloi te Dortmundi, të cilin e drejtoi deri në vitin 2015. Nga viti 2015 ishte te Liverpooli dhe fitoi shumë trofe.

Kloppi në Gjermani ishte dy herë fitues i Bundesligës dhe një herë fitues Kupës gjermane. Me Dortmundin e fitoi Superkupën e Gjermanisë dy herë, ndërsa humbi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013. Ndërkohë me Liverpoolin ka dukshëm më shumë suksese. Sukseset më të mëdha ishin fitimi i Premier Leagues dhe Ligës së Kampionëve. Në garën elitare evropiane për klube ishte finalist edhe në dy raste tjera.

[#Jurgen Klopp](https://www.koha.net/tag/jurgen-klopp) [#Liverpool](https://www.koha.net/tag/liverpool) [#boterori i klubeve](https://www.koha.net/tag/boterori-i-klubeve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Klopp u del në mbrojtje lojtarëve: Më sulmoni mua](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/bad787f7-dca7-4abc-9e09-ba92353eef03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 sht 2026 Klopp u del në mbrojtje lojtarëve: Më sulmoni mua](https://www.koha.net/futboll/klopp-u-del-ne-mbrojtje-lojtareve-me-sulmoni-mua)
- [![A është Kloppi shpëtimtari i Gjermanisë?](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/e6788dcc-6232-481c-8a78-7096a5403c2f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 sht 2026 A është Kloppi shpëtimtari i Gjermanisë?](https://www.koha.net/futboll/a-eshte-klopp-shpetimtari-i-gjermanise)
- [![Kloppi me paralajmërim të qartë, tregon se mund të largohet](https://resources.koha.net/images/2026/July/24/67daf2b6-3ad1-4569-bb5e-f20d6402892a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 kor 2026 Kloppi me paralajmërim të qartë, tregon se mund të largohet](https://www.koha.net/futboll/kloppi-me-paralajmerim-te-qarte-tregon-se-mund-te-largohet)

[Showbiz.]() [“Ebenezer”, një histori gotike e frymëzuar nga Charles Dickens](https://www.koha.net/showbiz/ebenezer-nje-histori-gotike-e-frymezuar-nga-charles-dickens)

[Showbiz.]() [Filipinet fitojnë edicionin e parë të “Eurovisionit” të Azisë](https://www.koha.net/showbiz/filipinet-fitojne-edicionin-e-pare-te-eurovisionit-te-azise)

[Futboll.]() [Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-mposhtet-edhe-nga-skocia)

[Futboll.]() [Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos](https://www.koha.net/futboll/portugalia-deklasohet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-pensionimit-te-ronaldos)

[Futboll.]() [Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë](https://www.koha.net/futboll/austria-ngjitet-ne-ligen-a-kosova-e-irlanda-luftojne-per-vendin-e-dyte)

[Botë.]() [Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozoi-terheqjen-e-ukraines-nga-donbasi-ne-kembim-te-anetaresimit-ne-nato)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kloppi kritikon formatin e ri të Botërorit të klubeve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/kloppi-kritikon-formatin-e-ri-te-boterorit-te-klubeve","datePublished":"2025-06-28T21:14:12+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:25:08+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":512,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, dhe e ka quajtur atë si idenë më të keqe të zbatuar ndonjëhe","url":"https://www.koha.net/futboll/kloppi-kritikon-formatin-e-ri-te-boterorit-te-klubeve","keywords":"Jurgen Klopp, Liverpool, boterori i klubeve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/28/2e723f5d-0afb-49c1-8792-d5769132b974.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
