Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shkëlqyer të dielën me fanellën e Eintracht Frankfurtit në xhiron e katërt të Bundesligës së Gjermanisë për futbolliste.
Memeti shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren 4:2 të Eintracht Frankfurtit ndaj Hoffenheimit.
Memeti fillimisht asistoi për golin e barazimit 2:2 në minutën e 68-të, ndërsa shënoi golin e katërt në minutën e 88-të.
Për Memetin është goli i parë në Bundesligë, ndërsa ka edhe pesë asistime.
Eintrachti nga katër ndeshje ka dhjetë pikë.