Juventusi është duke e menduar vazhdimin e kontratës së Nico Gonzalezit.
28-vjeçari ishte afër largimit në verë, por ai u kthye nga huazimi nga Atletico Madridi dhe tani është pjesë e rëndësishme e formacionit të “zonjës së vjetër”.
Gonzalezi kishte hyrë si zëvendësues ndaj Parmas dhe e kishte shënuar golin e parë në barazimin 2:2. Paraqitje shumë të mirë pati edhe ndaj Milanit.
Futbollisti argjentinas është me tipare sulmuese dhe luan në disa pozita.
Kjo ka bërë që për trajnerin Luciano Spalletti, 28-vjeçari të jetë shumë i rëndësishëm.
Nico ka kontratë aktualisht deri në vitin 2029, me 3.6 milionë euro pagë vjetore.