Jeremy Jacquet debutoi me Francën në ndeshjen ndaj Belgjikës.
Mbrojtësi i Liverpoolit pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi Francën ta mbyllte ndeshjen me portë të paprekur.
Ai kishte disa duele të forta dhe tregoi qetësi në ndërhyrje.
Franca të hënën fitoi ndaj Belgjikës me rezultatin 1:0, ndërsa Jacquet mori vlerësime për paraqitjen.
Megjithatë, vetë mbrojtësi i Liverpoolit nuk ishte plotësisht i kënaqur.
Jacquet pranoi se mund të kishte bërë më shumë.
“Si mbrojtës, nuk ka asgjë më të mirë se një portë e paprekur dhe një fitore. Mund të jem vetëm i lumtur. Por, të them se jam i kënaqur, jo”, u shpreh Jacquet, shkruan “Goal”.
21-vjeçari në muajin korrik bëri hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te Liverpooli nga Rennesi për 63 milionë euro.
Me “Të Kuqtë”, Jacquet këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje në të gjitha garat.