Derisa tek Izraeli presioni është i madh, lojtarët e Kosovës janë më të relaksuar para ndeshjes që zhvillohet të enjten prej orës 20:45 në Debrecen të Hungarisë.
Mediumi izraeli, “one”, ka shkruar se lojtarët e Kosovës e kanë shfrytëzuar kohën e lirë për shetitje në qytetin hungarez, për të pirë kafe dhe për të shijuar kohën me diell.
“Në fotografitë e bëra mes stërvitjeve, lojtarët e Kosovës dukën të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja të presionit në prag të ndeshjes. Kjo sjellje mund të interpretohet si ndjenjë e besimit në anën e Kosovës karshi Izraelit, dhe po ashtu shenjë se nuk janë shumë të entuziazmuar për kundërshtarin që i pret”, ka shkruar ndër të tjera ky medium.
Tek Izraeli priten ndryshime të shumta pas humbjeve në dy ndeshjet e kaluara.